Lidhje

Presidenti çek hedh poshtë listën e kabinetit të ri të kryeministrit


Presidenti çek, Vasllav Klaus nuk e pranoi listën e anëtarëve të kabinetit të propozuar nga Mirek Topolenek, i ngarkuar me formimin e qeverisë së re. Ky është zhvillimi i fundit nga kriza politike 6 mujore në këtë vend.

Zoti Klaus tha se konfirmimi i kabinetit të propozuar, në përbërje të të cilit janë Partia Demokratike Civile, Kristian Demokratët dhe të Gjelbërit, do të ketë nevojë për mbështetje nga deputetë të opozitës dhe ai shprehu dyshim që kjo mund të çonte në krijimin e një qeverie të qëndrueshme.

Zoti Klaus i kërkoi kryeministrit të ri të vazhdojë përpjekjet për të formuar një qeveri që gëzon shumicën në parlament. Partia Demokratike Civile doli si grupi më i madh parlamentar pas zgjedhjeve të qershorit. Por dhoma e ulët e parlamentit është e ndarë në mënyrë të barabartë, si e majta edhe e djathta kanë nga 100 deputetë.

Zoti Topolanek nuk arriti edhe në një përpjekje të mëparshme të siguronte votëbesimin në parlament. //rd//

XS
SM
MD
LG