Lidhje

“The Good Shepherd” ose lindja e CIAs


Robert De Niro ka bashkuar rreth vetes disa nga yjet më të famshëm për të realizuar filmin e ri qe del sot ne kinema “The Good Shepherd”. Nga karrigia e regjisorit dhe në të njëjtën kohë aktor, për De Niron ky është filmi i dytë që është pritur mjaft mire nga kritikët, pas filmit mjaft të suksesshëm të vitit 1993 “A Bronx Tale”.

Është diçka mjaft e rrallë të shohësh Robert De Niron të bisedojë me shtypin, por jo gjatë premierës së filmit ku ai jo vetëm luan por edhe është regjisor i tij. Legjenda e filmit, regjisor dhe aktor në dramën “The Good Shepherd” ka sjellur në ekranin gjigand një pjesë magjepsëse për publikun.

“E fillova këtë projekt këtu e 8 vite më pare, por shumë gjëra ndodhën që atëherë; edhe 11 shtatori, ndaj pas kësaj thashë se asgjë tjetër nuk është me e rëndësishme dhe nuk e dija nëse do të mundësohej filmi. Jam me fat që kam një grusht aktorësh të shkëlqyer. Jam me fat.”

Filmi sjell në jetë fillimet e Agjencisë Qendrore të Zbulimit deri në ngjarjet në Gjirin e Derrave (zbarkimi i dështuar në Kubë) në vitin 1961. Aktori kryesor në film, Mat Damon në rolin e Edward Wilson, është një njeri që kupton vlerat e sekteretit dhe i dedikuar që të respekojë atë çfarë i është besuar.

Dikur, student i etur dhe i ndjeshëm në universitetin Yale në vitin 1939, është rekrutuar dhe anëtarësuar në shoqërinë sekrete “Skulls and Bones” - organizatë mjaft e ngushtë nga e cila udhëheqësit e ardhshëm botërorë, përfshirë, siç besohet në të vërtetë, Presidentin George Bush edhe babain e tij ish-presidentin Bush.
XS
SM
MD
LG