Lidhje

Rusia tërhiqet plotësisht nga një bazë gjeorgjiane


Ushtria ruse u tërhoq zyrtarisht nga një prej bazave ushtarake në Gjeorgji.

Rusia ia kaloi kontrollin e bazës ministrisë gjeorgjiane të mbrojtjes në përputhje me marrëveshjen e arritur vitin e kaluar.

Oficerët e fundit rusë dhe familjet e tyre u larguan nga baza e Tbilisit sot. 15 oficerë rusë do të vazhojnë të qendrojnë në Gjeorgji deri sa dy baza të tjera të kontrolluara nga Rusia të mbyllen.

Të dy vendet kanë miratuar një plan për tërheqjen e Moskës nga bazat deri në vitin 2008. Marrëveshja synon të zbusë tensionet e acaruara ndërmjet Gjeorgjisë dhe Moskës.

Gjeorgjia e akuzon Rusinë për përkrahjen e separatistëve në rajonet gjeorgjiane të Osetisë Jugore dhe Abkazisë. Edhe Rusia nga ana e saj është kundër forcimit të lidhjeve të Gjergjisë me Naton. Mosmarrëveshjet kanë çuar në akuza për veprimtari spiunazhi dhe ndërprerjen e tregëtisë, transportit dhe shërbimeve postare. //az//

XS
SM
MD
LG