Lidhje

Presidenti palestinez takohet me kryeministrin izraelit në Jeruzalem


Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, dhe Presidenti palestinez, Mahmud Abaz, kanë rënë dakord të bashkëpunojnë si partnerë të vërtetë, duke shpresuar të çojnë përpara procesin e paqes.

Zyra e zotit Olmert lëshoi një deklaratë pasi Kryeministri dhe zoti Abaz mbajtën takimin e tyre të parë zyrtar në Jerusalem dje.

Një këshilltar i Presidentit Abaz tha se zoti Olmert ra dakord të zhbllokojë 100 milionë dollarë fonde të ngrira të palestinezëve për qëllime humanitare. Izraeli i bllokoi fondet pasi Hamasi mori kontrollin e qeverisë palestineze në fillim të këtij viti.

Ndihmësi tha gjithashtu se zoti Olmert ra dakord gjithashtu të heqë disa pika kontrolli në Bregun Perëndimor.

Por zyrtarët izraelitë thanë se nuk është arritur ndonjë marrëveshje për lirimin e të burgosurve palestinezë në shkëmbim për një ushtar izraelit të kapur nga palestinezë të armatosur në muajin qershor.

XS
SM
MD
LG