Lidhje

Vazhdojnë luftimet për të dytën ditë në Irakun jugor


Milici besnike të klerikut radikal shiit, Maktada al-Sadër, po luftojnë me policinë për të dytën ditë në qytetin Samava, në Irakun jugor.

Dje, të paktën 4 policë u vranë në luftime.

Ndalim-qarkullimi është shpallur në qytetin e banuar kryesisht nga shiitët, të cilin forcat e koalicionit të udhëheqësur nga Shtetet e Bashkuara e kishin kaluar nën kontrollin e irakianëve.

Gjetkë në Irak, zyrtarët irakianë thanë të paktën 7 policë u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës me bombë në një stacion policie, 90 kilometra në veri-lindje të Bagdatit.

Autoritetet ushtarake amerikane thanë se nga shpërthimi i një bombe dje në Bagdat humbën jetën 3 ushtarë amerikanë. Një ushtar i katërt u plagos nga shpërthimi. //ze//

XS
SM
MD
LG