Lidhje

Rifillon në Beograd gjyqi i të akuzuarve për ndihmë ndaj Ratko Mlladiçit


Rifilloi sot në Beograd, gjyqi ndaj pesë personave të akuzuar se kanë ndihmuar të dyshuarin për krime lufte Ratko Mlladiç t'i shpëtojë arrestimit.

Të pesë personat, nga 11 burrat dhe gratë që janë akuzuar se kanë strehuar Mlladiçin midis qershorit 2002 dhe janarit 2006 në apartamente të marra me qera në Beograd, thanë se janë të pafajshëm.

Beogradi ka qënë nën trysni të vazhdueshme nga Perëndimi për të kapur dhe ektraduar Mlladiçin, ish komandantin e ushtrisë së serbëve të Bosnjes i cili kërkohet nga Haga. Në se dënohen, të pesë të akuzuarit përballen me deri në tetë vjet burg. Një nga avokatët e të dyshuarve tha se gjykimi po përdoret për arsye politike.

Gjyqi ndaj ndihmësve të Mlladiçit filloi në shtator ndërsa Serbia kërkon të bindë Bashkimin Evropian se po bën gjithçka të mundur për të gjetur ish gjeneralin dhe për ta çuar atë në gjykatën e Hagës. Brukseli i ka ndërprerë bisedimet paraprake me Serbinë derisa të gjendet Ratko Mlladiçi. //ad//

XS
SM
MD
LG