Lidhje

Trupat britanike sulmojnë një stacion policor në Basra


Trupat britanike vranë shtatë persona të armatosur dhe shkatërruan një stacion policor në qytetin Basra të Irakut për të ndalur oficerë rebelë të përdornin ndërtesën për të kryer krime.

Forcat britanike hynë në stacionin policor sot paradite pasi morën informata se oficerë irakianë po planifikonin të ekzekutonin të burgosur. Zyrtarët ushtarakë britanikë thanë se operacioni synonte të çmobilizonte një njësi në stacion të përfshirë në vrasje, rrëmbime dhe krime të tjera.

Në Bagdat, policia irakiane tha se një autobombë shpërtheu në lagjen kryesore shiite duke vrarë të paktën 10 persona.

Në incidente të tjera shpërthimi i një bombe në anë të rrugës vrau sot një ushtar amerikan në Bagdat, ndërsa dy punonjës të tjerë amerikanë të shërbimeve gjetën vdekjen nga plagët e marra në një betejë në provincën Anbar në perëndim të kryeqytetit.

Në Ramadi, policia irakiane tha se një person hodhi sot veten në erë duke shkaktuar edhe vdekjen e tre policëve.

XS
SM
MD
LG