Lidhje

Izraeli miraton zbutjen e kufizimeve ndaj palestinezëve


Izraeli miratoi zbutjen e kufizimeve ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor si pjesë e përpjekjeve për të fuqizuar presidentin palestinez Mahmud Abas.

Kabineti i kryeministrit izraelit Ehud Olmert miratoi sot heqjen e 27 postblloqeve rrugore, dy ditë pas një takimi të zhvilluar mes zotit Abas dhe zotit Olmert.

Ministri i mbrojtjes, Amir Peretz tha sot se gjithsej do të hiqen 59 postblloqe dhe kjo do të bëhet me dy faza. Zoti Peretz tha se Izraeli po shqyrton gjithashtu mundësinë e lirimit të disa të burgosurve palestinezë si gjest i vullnetit të mirë për Krishtlindjet dhe për festën myslimane të Kurban Bajramit që shënon fundin e pelegrinazhit të përvitshëm drejt Mekës.

Izraeli ka thënë deri tani se nuk do t’i lirojë të burgosurit palestinezë përpara se të lirohet ushtari izraelit Gilad Shalit, i rrëmbyer nga ekstremistët palestinezë në muajin qershor.

Zoti Abas dhe partia e tij më e moderuar Fatah janë mbërthyer në një luftë për pushtet me grupin Hamas në fuqi.//ii

XS
SM
MD
LG