Lidhje

Intensifikohen luftimet në Somali


Avionët luftarakë etiopianë sulmuan dy aeroportet kryesore, që mbahen nga Lëvizja Islamiste Somaleze, ndërsa intensifikohet ofensiva kundër kësaj lëvizjeje.

Avionë luftarakë sulmuan aeroportet në kryeqytetin Mogadishu dhe në qytetin Baledogel, 100 kilomentra në perëndim. Zyrtarët islamikë thanë se sulmet shkaktuan plagosjen e një gruaje.

Ndërkohë, qeveria somaleze, e cila mbështetet nga Etiopia, mbylli portet dhe aeroportet e vendit dhe u bëri thirrje vendeve fqinje që të mos lejojnë njerzit të kalojnë kufirin.

Kryeministri i Somalisë, Ali Mohamed Gedi i tha dje Zërit të Amerikës se trupat etiopase janë në Somali për të mbështetur qeverinë e tij. Ai shtoi se 5 mijë ushtarë eritreas ndodhen në vend për të ndihmuar forcat islamike.

Në zhvillime të tjera, luftëtarët islamikë u tërhoqën nga qyteti kryesor Beleduein në qendër të Somalisë pas dy ditë sulmesh ajrore nga ana e Etiopisë. Zyrtarët islamikë e përshkruan këtë masë si një ‘tërheqje taktike’. Luftimet në Somali shpërthyen të martën pas tensioneve të krijuara kur islamikët morën nën kontroll pjesën qëndrore dhe jugore të vendit.

XS
SM
MD
LG