Lidhje

Konfirmohet se një kirurg spanjoll ka shkuar në Kubë për Kastron


Në Spanjë, zyrtarët konfirmuan faktin se një kirurg i njohur spanjoll ka shkuar në Kubë për të kuruar presidentin e sëmurë, Fidel Kastro.

Udhëtimi për në Kubë i mjekut Jose Garcia Sabrido u njoftua fillimisht nga gazeta spanjolle El Periodico. Zyrtarët spanjollë konfirmuan sot se mjeku ndodhet në Havanë për të përcaktuar nëse udhëheqësi kuban ka nevojë për një tjetër operacion. Presidenti Kastro ende nuk e ka marrë veten nga operacioni në zorrë që bëri në muajin korrik. Ai ia kaloi pushtetin të vëllait Raul, dhe që nga ajo kohë nuk është shfaqur në publik.

Zyrtarët kubanë nuk kanë pranuar se Fidel Kastroja vuan nga kanceri dhe kanë publikuar fotografi dhe video të tij. Drejtori i Sigurisë Kombëtare amerikane, John Negroponte, tha kohët e fundit se Fidel Kastroja është shumë i sëmurë dhe mund të vdesë brenda disa muajsh.//ii

XS
SM
MD
LG