Lidhje

Bjellorusia nuk arrin marrëveshje me Gazpromin rus për çmimet e naftës


Bisedimet ndërmjet Bjellorusisë dhe kompanisë shtetërore ruse të energjetikës Gazprom përfunduan sot pa një marrëveshje, duke ngritur mundësinë e ndërprerjes javën e ardhshme të furnizimeve me gaz natyror nëse Bjellorusia nuk pranon një rritje të ndjeshme çmimesh.

Gazpromi ka thënë se kërkon 200 dollarë për një mijë metër kub gaz nga Bjellorusia duke filluar nga 1 janari. Kjo është një rritje shumë e madhe krahasuar me çmimin aktual prej 47 dollarësh për 1 mijë metër kub gaz. Por gjigandi energjetik tha dje se do ta ulte në masën 50 për qind këtë çmim nëse qeveria e Minskut pranon të heqë dorë nga pronësia e 50 për qind të tubacionit të saj shtetëror. Bisedimet planifikohet të vazhdojnë këtë javë.

Një mosmarrëveshje e ngjashme një vit më parë çoi në një ndërprerje të shkurtër të furnizimit të Ukrainës me gaz rus dhe në kritika nga një numër vendesh evropiane që u ndikuan nga kjo masë. Sot në Moskë, zëdhënësi i Gazpromit Sergei Kupriyanov tha se nuk ka arsye që Evropa t’i trembet përsëritjes së krizës së vitit të kaluar. Kupriyanov tha se Gazpromi ka grumbulluar rezerva gazi për të mbuluar çdo ndërprerje të mundshme në furnizime. //rd//

XS
SM
MD
LG