Lidhje

Shqipëri: Zgjedhjet vendore brenda 20 shkurtit


Në Shqipëri shumica dhe opozita kanë gjetur mirëkuptim për ndryshimin e datës së zgjedhjeve duke i hapur rrugë kështu mundësisë për arritjen e një marrëveshjeje që do të zhbllokonte krizën.

Kryeministri Sali Berisha i cili gjatë gjithë kësaj kohe kishte përsëritur me këmbëngulje se data 20 janar e dekretuar nga Presidenti Alfred Moisiu ishte një çështje e panegociueshme, sot u tërhoq nga qëndrimi i tij. Në përfundim të një takimi elektoral në Durrës zoti Berisha u shpreh se koalicioni i djathtë në pushtet ishte në favor të shtyrjes së datës së zgjedhjeve brenda afateve kushtetuese. Zoti Berisha iu referua për këtë datës 20 shkurt, koha kur mbaron mandati i drejtuesve aktual të pushtetit vendor.

Pak përpara deklaratave të zotit Berisha edhe partitë e opozitës kishin deklaruar se periudha brenda 20 shkurtit linte hapësira për hartimin e listave të sakta të zgjedhësve dhe garantimin e standarteve të domosdosshme. Por opozita i është përmbajtur kërkesës së saj për të patur çertifikata të posaçme për votuesit të cilat sipas saj do të duhet të përcaktoheshin me ndihmën e ekspertëve të ODHIR-it. Nuk dihet në se kjo kërkesë do të merret parasysh nga shumica por me tërheqjen e saj nga çështja e datës, nesër pritet të rinisin bisedimet mes palëve për ndryshimet e nevojshme të kodit elektoral. //rd//

XS
SM
MD
LG