Lidhje

3 mijë trupa amerikane mund të dërgohen në Kuvajt


Zyrtarë të lartë të departamentit amerikan të mbrojtjes thonë se Pentagoni pritet të dërgojë mbi 3 mijë trupa në Kuvajt për t’u bërë gati për dislokim në Irak.

Sekretari i mbrojtjes Robert Gates duhet të miratojë këtë dislokim. Ky vendim mund të jetë pjesë e shtimit afat-shkurtër të trupave amerikane për të shuar dhunën e vazhdueshme në Irak.

Lajmet bëjnë të ditur se ka të ngjarë që trupat të lëvizin nga një bazë në shtetin e Karolinës së Veriut.

Sekretari Gates bëri një vizitë 3 ditëshe në Irak javën e kaluar, ku u takua me komandantë të ushtrisë amerikane dhe udhëheqës irakianë për të diskutuar rreth strategjisë për pakësimin e dhunës. Zoti Gates nukj ka thënë në se do të rekomandojë shtimin e përkohshëm të trupave amerikane në Irak.

Në aktet më të fundit të dhunës në Irak, gati 40 veta humbën jetën dje në Bagdat nga shpërthimet e makinave bombë dhe të bombave në anë të rrugës.

Ndërkohë ushtria njoftoi për vdekjen e gjashtë ushtarëve të tjerë amerikanë. Kjo shifër e çon numrin e përgjithshëm të viktimave amerikane në Irak në gati 3 mijë. //ze//

XS
SM
MD
LG