Lidhje

Irak: Al-Sadr akuzon forcat amerikane për vrasjen e në Naxhaf


Në Irak, grupi i klerikut radikal shiit Moktada al Sadër akuzoi forcat amerikane se kanë vrarë një anëtar të lartë të grupit dhe bëri thirrje për një hetim qeveritar.

Një zëdhënës tha se ushtarët amerikanë dhe irakianë sulmuan sot paradite shtëpinë e Sahib al-Amerit në afërsi të qytetit Najaf dhe e qëlluan atë për vdekje.

Ushtria amerikane konfirmoi sulmin dhe tha se trupat e koalicionit vranë një person që dyshohej për organizimin e sulmeve me bombë.

Në incidente të tjera me dhunë, policia irakiane tha se shpërthimi i një bombe në anë të rrugës la të vrarë tetë vetë në afërsi të një postblloku në lindje të Bagdatit.

Ministria e Mbrojtjes e Letonisë njoftoi se një shpërthim me bombë vrau dy ushtarë letonezë dhe plagosi tre të tjerë sot në Irak. Këto ishin viktimat e para në Irak nga vendi balltik, që nga vrasja e një ushtari tjetë në vitin 2004.

Ndërsa ushtria amerikane tha se një marins i saj vdiq sot nga plagët e marra gjatë luftimeve në provincën e Anbarit.

XS
SM
MD
LG