Lidhje

27 irakianë të vrarë në një valë sulmesh në të gjithë vendin


Zyrtarë të sigurisë thanë se të paktën 27 irakianë u vranë sot në një valë sulmesh në gjithë vendin. Sulmet më të rënda ndodhën në Bagdad ku të paktën 17 vetë u vranë dhe mbi 60 të tjerë u plagosën nga shpërthimet me bombë, njëri prej të cilëve ndodhi në një stadium.

Në Mosul, në Irakun verior autori i një sulmi vetëvrasës hodhi në erë makinën e tij para selisë lokale të Partisë Demkratike të Kurdistanit. Nuk dihet ende numri i viktimave.

Ndërkohë, ushtria amerikane tha se katër ushtarë amerikanë humbën jetën nga shpërthimet me bombë në anë të rrugës në kryeqytetin irakian ndërsa një marins vdiq gjatë luftimeve në provincën Anbar. Dhjetori ka qënë një nga muajt më vdekjeprurës për ushtrinë amerikane në Irak këtë vit, me të paktën 100 të vrarë. //rd//

XS
SM
MD
LG