Lidhje

SHBA: Fillojnë përgatitjet për funeralin e ish-presidentit Ford


Këtu në Shtetet e Bashkuara filluan përgatitjet për funeralin shtetëror të ish-presidentit Xherald Ford, i cili vdiq të martën në moshën 93 vjeçare.

Zyrtarët federalë njoftuan se do të ketë pesë ditë ceremoni për nder të zotit Ford, që do të fillojnë nesër, me një ceremoni private pranë shtëpisë së tij në Kaliforni. Arkivoli i zotit Ford do të sillet pastaj në Washington ku do të vendoset në ndërtesën e Kongresit.

Funerali shtetëror do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje dhe do të pasohet nga një funeral tjetër në Katedralen Kombëtare në Washington, të martën.

Trupi i ish presidentit do të çohet pastaj në qytetin e tij të lindjes në Miçigan, ku do të varroset të mërkurën në bibliotekën e tij presidenciale.

Zoti Ford ishte i vetmi amerikan që shërbeu në postin e presidentit dhe nënpresidentit pa u zgjedhur në votim. Ai u emërua nënpresident nga presidenti Richard Nikson në vitin 1973 dhe u bë presidenti i 38-të amerikan, kur zoti Nixon dha dorëheqjen në vitin 1974.//lk

XS
SM
MD
LG