Lidhje

Policia serbe e Bosnjes arreston një të dyshuar për krime lufte


Policia serbe e Bosnjës akuzoi një gjeneral mysliman me krime lufte në lidhje me rrethimin e Sarajevës në fillim të viteve 1990.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Republikës Serbe në Bosnjë-Hercegovinë njoftoi sot se Vahid Karaveliç dyshohet të ketë miratuar strategjinë ushtarake të ashtuquajtur bombardim pa dallim të periferisë së Sarajevës, të banuar nga serbët.

Agjencia thotë se bombardimi rezultoi në vrasje, gjymtime dhe plagosje të një numri të madh civilësh. Agjencia e lajmeve tha se padi të tjera për krime lufte kundër Kraveliçit janë paraqitur më parë për djegien e fshatrave serbe rreth Sarajevës.

Grupe të të drejtave të njeriut thonë se gati 12 mijë vetë, përfshirë 1 mijë e 500 fëmijë u vranë në muajin e 44-t të rrethimit dhe bombardimit të Sarajevës nga forcat serbe të Bosnjës. //rd//

XS
SM
MD
LG