Lidhje

Irak:  Ekzekutohet Sadam Huseini


Rrjetet televizive arabe njoftojnë se trupi i Saddam Husseinit i është dorëzuar përfaqësuesve të familjes së tij për t’u varrosur.

Sipas njoftimeve, anëtarët e fisit të tij po e çojnë trupin e tij për t’u varrosur pranë vendlindjes së tij në Tikrit. Zyrtarët irakianë nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim për këtë lajm.

Pas ekzekutimit të Sadamit me varje sot, policia bllokoi rrugët për në Tikrit dhe tha se askush nuk lejohej të largohej për katër ditë.

Rrjetet televizive vazhdojnë të transmetojnë pamje të ekzekutimit. Ish-diktatori 69 vjeçar dukej i qetë para ekzekutimit. Transmetimet e lajmeve nuk përfshinin momentin e varjes, por më pas u publikuan pamje të trupit pa jetë të udhëheqësi irakian.

Në Irak, reagimet kanë qenë të ndryshme. Shumë shiitë festonin në rrugë, ndërsa ish-aleatët suni të Sadamit po mbajnë zi dhe po shprehin zemërim.

Sulmet me bomba në Bagdad dhe pranë qytetit shiit të Naxhafit kanë shkaktuar vdekjen e mbi 70 vetëve. //kk//

XS
SM
MD
LG