Lidhje

Trupi i ish-presidentit Xherald Ford do të sillet në Uashington


Trupi i ish-presidentit amerikan Xherald Ford do të sillet sot në Washington me avion, ku do të vendoset në ndërtesën e kongresit amerikan. Trupi i ish-presidentit do të niset nga Palm Dezert e Kalifornisë, ku po qendron në kishën që zoti Ford dhe bashkëshortja, Betty, frekuentonin.

Mijëra vetë pritet të kalojnë pranë arkivolit të mbuluar me flamur amerikan, për t’i bërë nderimet e fundit zotit Ford.

Presidenti i 38-të amerikan vdiq të martën në moshën 93-vjeçare.

Presidenti Bush në fjalimin e tij të përjavshëm në radio tha se Presidenti Ford ndihmoi në orientimin e vendit përmes një krize besimi pas dorëheqjes së Presidentit Richard Nixon. Zoti Bush e quajti zoti Ford president të mënçur që ndihmoi në shërimin e kombit duke kthyer besimin në qeverinë e tij. //az//

XS
SM
MD
LG