Lidhje

Indonezi: qindra vetë figurojnë të humbur pas fundosjes së një trageti


Autoritetet indoneziane thonë se qindra vetë figurojnë të humbur pas fundosjes së një trageti nga stuhia pranë brigjeve të Xhavës Qendrore. Zyrtarë thonë se vetëm 59 nga të rreth 600 pasagjerët janë shpëtuar deri tani.

Ata thanë se trageti po udhëtonte ndërmjet portit të Kumait në provincën lindore Kalimantan dhe Sumarang në Xhavën Qendrore, kur u mbyt sot pas mesnate. Kushtet e dobëta pamore dhe dallgët e larta deri në 6 metra kanë penguar seriozisht përpjekjet e shpëtimit.

Presidenti indonezian Susilo Bangbang Judojono ka urdhëruar agjencitë kombëtare të ndihmojnë në kërkime. Zyrtarë të marinës thonë se të paktën tri anije ushtarake janë dislokuar në vendngjarje dhe helikopterë të policisë po kërkojnë për mbeturina. Zyrtarë të qeverisë thonë se mund të duhen ditë për një listë të plotë të viktimave. //az//

XS
SM
MD
LG