Lidhje

SHBA: Demokratët bëhen gati të marrin kontrollin e Kongresit


Ligjvënësit demokratë në Kongresin amerikan do të marrin kontrollin e të dyja Dhomave javën e ardhshme dhe pritet ta shfrytëzojnë statusin e shumicës për të miratuar ligje të reja dhe për të hapur një numër procesesh hetimore.

Strategjia amerikane në Irak pritet të mbetet një çështje me rëndësi parësore dhe disa demokratë janë zotuar të hapin procese hetimore lidhur me periudhën para luftës së Irakut dhe zhvillimin e kësaj lufte.

Udhëheqësit demokratë thonë se kanë në plan të anulojnë disa shkurtime taksash për të pasurit, të ulin subvencionet shtetërore për kompanitë energjetike dhe të rrisin pagën minimale.

Pritet të propozohen regulla të reja kundër korrupsionit në përpjekje për të penguar përpjekjet e lobistë të ndikojnë në mënyrë të paligjshme tek ligjvënësit. Po ashtu mund të hidhen në votë nisma të reja që synojnë të ulin koston e ilaçeve.

Ligjvënësit pritet të paraqesin projekt-ligje për reformimin e rregullores për imigracionin dhe për forcimin e sigurisë së kufijve dhe porteve. //kk//

XS
SM
MD
LG