Lidhje

Përparim i pakët në bisedimet për gazin mes Gazpromit dhe Bjellorusisë


Monopoli shtetëror rus i gazit natyror, Gazprom, dhe qeveria bjelloruse kanë njoftuar për përparim të pakët në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre lidhur me furnizimet me gaz.

Bisedimet mbi këtë temë rifilluan sot në Moskë. Ndërkaq, Gazpromi theksoi kërcënime të reja për ndërprerjen e furnizimeve me gaz të hënën nëse të dyja vendet nuk arrijnë një marrëveshje.

Negociatat filluan dje kur zyrtarët bjellorusë të energjetikës mbërritën në Moskë. Por një zëdhënës për Gazpromin tha se kryenegociatori, zëvendës-kryeministri bjellorus Vladimir Semashko, duhet të shkojë në Moskë në mënyrë që negociatat të arrijnë sukses.

Bjellorusia paguan aktualisht 46 dollarë për një mijë metra kubë gaz. Por Gazpromi kërkon nga Minsku të paguajë 105 duke filluar nga janari.

Bjellorusia është zotuar se do të hakmerret nëse ka ndërprerje gazi duke ndërprerë furnizimet me gaz për Evropën.

XS
SM
MD
LG