Lidhje

Irak: varroset trupi i ish diktatorit të ekzekutuar Saddam Husein


Trupi i diktatorit irakian të ekzekutuar, Saddam Hussein u varros sot para agimit në fshatin e tij të lindjes, Ouxha pranë qytetit Tikrit të Irakut verior.

Zyrtarë vendas thanë se Sadami u varros pranë djemve të tij Uday dhe Kusai në një vendvarrim të familjes të ngritur gjatë sundimit të tij.

Trupi iu dorëzua mbrëmë udhëheqësit të fisit Albu Nasir, fis të cilit i përkiste Saddam Husseinit. Sipas ritualit mysliman, të vdekurit duhet të varrosen brenda një dite.

Policia irakiane vendosi një bllokim katër ditësh të rrugëve rreth Tikritit menjëherë pas ekzekutimit me varje të Sadamit që u bë të shtunën në mëngjes në Bagdat. Askush nuk lejohet të hyjë ose të dalë nga qyteti.

Në Irak, reagimet për vdekjen e Sadamit kanë qenë të ndryshme. Shumë shiitë festuan në rrugë, ndërsa ish-aleatët suni të Sadamit mbajtën zi dhe shprehën zemërim. //ii

XS
SM
MD
LG