Lidhje

Gazetarët pa Kufi: 2006-a viti më vdekjeprurës për gazetarët


Organizata për lirinë e shtypit Gazetarët pa Kufi thotë se 2006-a ishte viti me më shumë viktima mes gazetarëve që prej më shumë se një dekade.

Të paktën 81 gazetarë humbën jetën për motive të lidhura me profesionin e tyre. Organizata thotë se të paktën 32 persona që punonin në media humbën jetën në detyrë ose sepse kishin shprehur mendimet e tyre. Iraku ishte vendi më i rrezikshëm në botë për median për të katërtin vit radhazi. 64 gazetarë dhe punonjës të medias humbën jetën në atë vend.

Organizata thotë se që kur filluan luftimet në vitin 2003, 139 gazetarë janë vrarë në Irak, një shifër mbi dy herë më e lartë se ajo e gazetarëve të vrarë gjatë luftës 20 vjeçare të Vietnamit.

Gazetarët pa Kufi thotë gjithashtu se për herë të parë ka filluar të regjistrojë edhe numrin e gazetarëve të rrëmbyer që në vitin 2006 ishte 56. Vendet që paraqisnin më shumë rrezik për rrëmbime ishin Iraku dhe Rripi i Gazës.//lk

XS
SM
MD
LG