Lidhje

Rumania dhe Bullgaria fillojnë Vitin e Ri si anëtare të BE-së


Rumunët dhe bullgarët festuan me fishekzjarre, muzikë dhe kërcime nëpër rrugë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian që filloi sot.

Me këtë rast, në të dy vendet ballkanike u ngritën flamurë të verdhë e blu të Bashkimit Evropian. Presidentët e Rumanisë dhe Bullgarisë si dhe zyrtarë të tjerë përshëndetën turmat e gëzuara të njerëzve në sheshet qendrore të Bukureshtit dhe të Sofjes.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Olli Ren dhe përfaqësues të shteteve anëtare morën pjesë në festimet në secilin vend. Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso i përshëndeti dy vendet e reja anëtare me videokonferencë.

Anëtarësimi i Rumanisë dhe i Bullgarisë e ngre në 27 numrin e vendeve të Bashkimit dhe i shton 30 milion banorë popullatës së tij të përgjithshme. Dy vendet do të ndodhen nën vëzhgimin e vazhdueshëm të Brukselit, përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.//ii

XS
SM
MD
LG