Lidhje

Kancelarja Merkel thekson rëndësinë e unitetit në BE


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, theksoi rëndësinë e unitetit, ndërkohë që vendi i saj mori presidencën e radhës të BE-së.

Udhëheqësja gjermane u angazhua për përpjekje për rigjallërimin e kushtetutës së Bashkimit Evropian, puna për miratimin e së cilës ka ngecur për shkak të mospranimit të saj nga francezët dhe holandezët në referendume në vitin 2005. Kushtetuta synon të reformojë marrjen e vendimeve në bllokun evropian, i cili u rrit sot në 27 vende-anëtare me pranimin zyrtar të Bullgarisë dhe Rumanisë.

Në një fjalim të transmetuar për Vitin e Ri, zonja Merkel tha mbrëmë se vetëm një Evropë e bashkuar mund të përballojë me sukses sfidat e globalizimit, përfshirë tregun ndërkombëtar, dhunën, terrorizmin dhe luftrat. Një Evropë e përçarë, tha ajo, është e destinuar të dështojë.

Po sot Gjermania mori presidencën e radhës së grupit të tetë vendeve më të industrializuar atë botës plus Rusinë, që njihet si grupi i Tetëshes. //az//
XS
SM
MD
LG