Lidhje

Qeveria irakiane heton mënyrën e ekzekutimit të Sadam Huseinit


Zyrtarët irakianë thonë se kanë filluar një hetim lidhur me mënyrën si u krye ekzekutimi i ish-diktatorit Sadam Husein dhe se si ekzekutimi ishte filmuar fshehtazi.

Ndryshe nga videoja zyrtare e ekzekutimit, e cila nuk kishte regjistrim zëri, kamera e një telefoni celular tregonte pamje dhe zhurma të momenteve të fundit, kur Sadam Huseini u bë objekt ngacmimesh, para varjes së tij.

Në pamjet e xhiruara nga celulari, dëgjohet zëri i dikujt që thërret “Moktada”, emri i klerikut radikal shiit, kundërshtar i ish-diktatorit. Gjatë ditëve të fundit, përkrahësit e Sadam Huseinit kanë protestuar në disa qytete irakiane dhe në Jordani, duke e cituar videon e pa autorizuar, si një fakt se ekzekutimi ka qenë si një veprim sektar kundër udhëheqësit të përmbysur suni.

Në një tjetër zhvillim, zyrtarët irakianë thanë se kishin gjetur sot në disa zona të Bagdadit të paktën 15 trupa, që mendohet se janë viktima të dhunës sektare. //rd//

XS
SM
MD
LG