Lidhje

Greva e urisë shtyn procesin e gjykimit të një ish zyrtari kroat


Një gjykatës kroat ka zgjatur afatin për pezullimin e një procesi hetimor ndaj një ligjvënësi të akuzuar për krime lufte, duke e deklaruar të dyshuarin si ende të pa-aftë për të marrë pjesë në seancën me pyetje-përgjigje pas një greve urije 37-ditëshe.

Gjykatësi e bazoi vendimin e tij në çështjen kundër Branimir Glavas në njoftimet e paraqitura nga mjekët e gjykatës së Distriktit të Zagrebit, të cilët arritën në përfundimin se i akuzuari ende ka nevojë për 4-6 javë për të marrë veten.

I akuzuari Glavas filloi grevën e urisë në tetor pasi u arrestua, pas heqjes së imunitetit parlamentar. Një gjykatës dha më pas urdhër për lirimin e tij, në mënyrë që të vazhdonte të mjekohej në qytetin Osijek në Kroacinë lindore. Ligjvënësi akuzohet për krime lufte kundër civilëve serbë në Kroacinë lindore, kur udhëhiqte forcat rajonale të mbrojtjes atje, në vitin 1991. //rd//

XS
SM
MD
LG