Lidhje

Kina në Lojrat Olimpike 2008


Lojrat Olimpike të vitit 2008 që do të zhvillohen në Pekin, i ofrojnë një mundësi shumë të mirë qeverisë kineze për të reklamuar vendin në skenën ndërkombëtare. Por një hapje më e madhe me botën paraqet dhe nje rrezik me të madh per këtë vend komunist.

Qeveria kineze ka ndare nga buxheti i saj 40 miliardë dollare per realizimin e projekteve te tilla si Qendra Kombetare e Pishinave. Disa prej fondeve do te perdoren per permiresimin e aeroportit te Pekinit dhe të transportit ne pergjithesi.

Nje buxheti kaq i madh, sjell me vete edhe edhe rrezikun e korrupsionit, dhe kjo e shqeteson qeverine kineze. Profesoresha Lissa Neirott, eshte drejtore e menaxhimit te Sporteve ne Universitetin George Washington. Zgjidhja e këtyre shqetësimve, thotë ajo, është krijimi i një strukture biznesi të pa burokraci. "Qeveria kineze me gjithe keto kerkesa te shtruara per zgjidhje, duhet te perqendrohet tek struktura: kush do t’i menaxhoje te ardhurat, dhe ne çmenyre do te shpenzohen ato".

Kina ka caktuar një mbikëqyrës tjetër për projektet e ndërtimit të Olimpiades, pasi nenkryetari i bashkise se Pekinit u shkarkua per perfshirje ne nje ceshtje korrupsioni. Njoftimin e dha Wo Jingjun zedhenes i zyres se Projekteve dhe Ndertimeve per Olimpiaden. Vu Gjing Gjun është zëdhënës i zyres se Projekteve dhe Ndertimeve per Olimpiaden “Xu Bo, kreu i departamentit te Kontrollit të Sigurise ne Ministrine e Ndretimit, u caktua ne Zyren e Projekteve dhe Ndertimeve per Olimpiaden Pekin 2008. Ne kemi marre nje sere masash per mbikqyrjen dhe vezhgimin e punimeve”.

Analistët thone se kjo levizje ishte e domosdoshme per te shmangur publikimet negative ne shtyp. Sikurse te gjithe vendet e tjera qe kane zhvilluar lojra olimpike ne te kaluaren, zonja Neriotti thote se Kina eshte duke pritur te nxjerrë fitime të mëdha nga keto lojra, bazuar ne pershtypjen e mire qe lojrat e veres do te lene tek publiku. “Kina do te fitoje kryesisht nga reklamat, shitja e programeve televizive dhe nga shitja e biletave”. Gjithashtu eshte mundesia e perfitimeve afatgjata. Për shembull kompania amerikane e kredit kartave VISA, shpreson që gjatë lojrave olimpike të zgjerojë biznesnin në Kinë, një vend me një popullsi prej 1 presje 3 miliardë banorë. “Vetem pese per qind e popullates kineze zoteron kredit karta, keshtu qe per KompanineVisa, kjo eshte nje mundesi shume e madhe per te rritur tregun e saj”, thotë zonja Neriotti.

Nga ana tjetër, pritet të ketë dhe probleme të cilat po shihen me kujdes nga te apasionuarit e lojrave. "Siç kemi degjuar, atje ka probleme me ceshtje te tilla si ndotja e mjedisit dhe keto probleme do te ndikojne si tek atletet, ashtu dhe tek spektatoret dhe tek ata qe duan te jene turistë ne Kine”. Rritja e turizmit, do te sjelle me shume te ardhura ne vitet ne vazhdim. Zonja Neriotti dhe te tjeret thone se kjo i jep Kines nje shtyse te madhe per te ecur perpara, nderkohe qe vazhdon të mos shkëputet nga e kaluara. //rd//

XS
SM
MD
LG