Lidhje

Akuza për korrupsion ndaj ish-drejtorit të aeroportit të Prishtinës


Një prokuror ndërkombëtar ngriti akuza për korrupsion ndaj ish drejtorit të aeroportit të Prishtinës, shtetasit britanik Ioan Woollett.

Zoti Woollett akuzohet për marrje rryshfeti nga një biznesmen vendas për të marrë në punë në aeroport disa persona. Sipas zëdhënësit të UNMIK-ut, rryshfeti ka qënë në shifrën e rreth 5 mijë dollarëve. Akuzat për korrupsion ndaj ish drejtorit Wollet dolën për herë të parë para 2 vjetësh.

Administratori i OKB-së në Kosovë u kritikua vitin e kaluar që nuk mori masa pas njoftimeve të shumta për korrupsion, mashtrime dhe shkelje të tjera në aeroportin e Prishtinës në vitin 2004. //rd//

XS
SM
MD
LG