Lidhje

Ulet papunësia në Gjermani


Në një raport të qeverisë gjermane thuhet se niveli i papunësisë në ekonominë më të madhe të Evropës ra në nën 10 përqind në dhjetor, shifra më e ulët kjo në më shumë se katër vjet.

Numri i gjermanëve të papunësuar ra me më shumë se 100 mijë thuhet në një raport të publikuar sot nga Agjencia Federale e Punës me seli në Nuremberg.

Megjithëse statistikat tregojnë një rritje të numri të përgjithshëm të të papunëve, në mbi katër milion, treguesi i nivelit të papunësisë matur me parametrat sezonalë ka rënë nga muaji i kaluar.

Agjencia gjermane e punës ia atribuon rënien e papunësisë dimrit të butë dhe një rritje të përgjithshme të ekonomisë gjermane. Mesatarisht, gati 4 milion e 500 mijë gjermanë ishin të papunë në vitin 2006 një përmirësim i ndjeshëm nga viti i kaluar./al/

XS
SM
MD
LG