Lidhje

Franca shpall nisma të reja për përmirësimin e kushteve për të pastrehët.


Kryeministri francez Dominique de Villepin njoftoi një seri nismash të reja për zgjidhjen e problemit të strehimi, pas protestave të përkrahësve të gati 100 mijë të pastrehëve që vazhdojnë të përhapen në mbarë vendin.

Zoti De Villepin u tha sot gazetarëve se qeveria do të paraqesë një projekt-ligj në parlament më 17 janar që u garanton qytetarëve më të varfër të drejtën e strehimit deri vitin e ardhshëm. Ai shprehu dëshirën për të zgjeruar këtë plan për të gjithë qytetarët deri në vitin 2012.

Njoftimi pason një seri demonstratash të fuqishme në Paris dhe qytete të tjera franceze nga banorë të paligjshëm që kërkojnë ndihmë nga qeveria për strehim.

Kampe të përkohëshme të të pastrehëve u ngritën në qytetet jugore të Lionit dhe Toulousës të martën. Banorët e paligjshëm kanë marrë gjithashtu nën kontroll një ndërtesë të papërdorur zyrash në afërsi të Parisit që përdorej për këmbimin e aksioneve dhe e kanë sajuar atë si ministrinë e strehimit. Një grup i vetquajtur Fëmijë e Don Kishotit, organizuan protestat muajin e kaluar./al/

XS
SM
MD
LG