Lidhje

Spanja merr kryesinë e radhës së OSBE-së


Ministri i Jashtëm i Spanjës Miguel Angel Moratinos u zotua të thellojë më tej vlerat dhe parimet demokratike brenda organizatës më të madhe rajonale të sigurimit, OSBE.

Zoti Moratorios i bëri komentet ndërsa vendi i tij mori përsipër kryesinë e radhës të OSBE-së. Në vitin 2006 OSBE-ja kryesohej nga Belgjika.

Ministri i Jashtëm spanjoll tha se ai do të punojë për të konsoliduar dhe thelluar vlerat demokratike, që organizata prej 56 vendesh të vazhdojë të mbesë një prej garantuesve kryesorë të sigurisë për vendet anëtare./al/

XS
SM
MD
LG