Lidhje

Admirali në pension i Marinës, MekKonëll emërohet në postin e drejtorit të zbulimit


Presidenti Bush emëroi zëvendës admiralin e Marinës në pension Mike McConnell në postin e drejtorit kombëtar të zbulimit.

Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Bush tha se zoti McConnell ka përvojën, karakterin dhe intelektin për të shërbyer në këtë post. Ai ka shërbyer si drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurimit në vitet 90. Zoti Bush njoftoi gjithashtu se drejtori i zbulimit John Negroponte po largohet nga posti për tu bërë nën sekretar i shtetit.

Në vitin 2005, Zoti Negroponte u bë drejtori i parë i zbulimit kombëtar, që mbikëqyr të gjitha agjencitë amerike të zbulimit. Ai tha se po largohet nga ky post me keqardhje, por shtoi se posti i ri është një mundësi e rrallë që i jepet. Media amerikane ka komentuar se posti i ri do t’i japë zotit Negroponte një rol më të madh në hartimin e politikave.

Presidenti Bush pritet të njoftojë emërime të reja të komandantëve ushtarak në Irak dhe Lindjen e Mesme, ndërsa përgatitet të njoftojë strategjinë e tij të re për Irakun javën e ardhshme. Zyrtarët e administratës citohet të kenë thënë se presidenti do të emërojë gjeneralin David Petraus të zëvendësojë Gjeneralin George Casey si komandant të forcave amerikane në Irak. Ai do të vendosë admiralin e Marinës William Fallon në vend të gjeneralit ushtarak John Abizaid si drejtues të Komandës Qëndrore amerikane. //rd//

XS
SM
MD
LG