Lidhje

ODIHR: Zgjedhjet në rrezik për shkak të papërgjegjshmërisë politike


Në Shqipëri Misioni i vëzhguesve të ODIHR-it shprehet se mbajtja e zgjedhjeve për pushtetin vendor është vënë seriozisht në dyshim për shkak të kohës relativisht të shkurtër në dispozicion. Në raportin e parë paraprak të publikuar sot vëzhguesit ndërkombëtarë kritikojnë partitë politike se kanë dështuar në vazhdimësi për të dëshmuar vullnetin dhe përgjegjësinë e tyre politike për të realizuar reformën elektorale.

Puna e misionit të vëzhguesve afatgjatë të ODIHR-it në Shqipëri nisi më 13 dhjetor. Raporti i tyre i publikuar sot përmbledh pikërisht periudhën që pas kësaj date deri në fund të muajit të shkuar. Ai bën një pasqyrë të gjendjes aktuale të procesit si dhe të zhvillimeve të shumta politike të cilat kanë përcaktuar rrjedhën e tij.

Raporti i përmbahet datës 20 janar të dekretuar nga presidenti Alfred Moisiu. Nisur nga kjo vëzhguesit shprehen se zhvillimi i zgjedhjeve në këtë periudhë relativisht të shkurtër është vënë seriozisht në dyshim pasi partitë kryesore politike kanë dështuar në mënyrë të vazhdueshme të dëshmojnë vullnet politik dhe përgjegjësi në të njejten masë me autoritetin e gjerë që u është dhënë në procesin zgjedhor.

Për rrjedhojë, saktësohet në raport Dështimi i prpjekjeve për refromë zgjedhore si dhe pozicionet e mëpasshme të mara nga opozita për të mos marrë pjesë në atë që ajo e ka quajtur “proces të paligjshëm” kanë cuar në bllokimin e procesit zgjedhor.

Duke analizuar sistemin e përgatijes së zgjedhjeve i cili u njeh fuqi të mëdha partive politike vëzhgfuesit e Odihr-it deklarojnë se “zgjedhja e opozitës për të mos u përfshirë në një masë të madhe në mekanizmat dy partiak dhe në disa raste për të luajtur një rol më pak konstruktiv, ka penguar funksionimin e institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve dhe ka komplikuar cdo zgjidhje të mundshme. Kjo – shkruhet më tej në raport – ngjall shqetësime serioze rreth vullnetit të partive përgjegjëse për t’u angazhuar me efektivitet, në një mënyrë, e cila do të lejonte vazhdimin e procesit zgjedhor”.

Në raportin e tyre i cili më tepër konstaton se sa bën një vlerësim, trajtohet edhe cështja kryesore në të cilin ka mbetur tashmë i bllokuar procesi, ajo e certifikatave. Kështu ndërsa përshkruajnë të gjitha mosmarrëveshjet e lindura rreth këtij problemi, në raportin e misionit të Odihr-it thuhet se “nuk ka evidenca të plota për certifikatat e lindjes të lëshuara përpara sesa regjistrimi i tyre në një libër të posacëm indeksi të bëhej i detyrueshëm në fillim të nëntorit”.

Po ashtu edhe për pretendimet e opozitës se ka patur certifikata të shtypra pa elementët e sigurisë vëzhguesit deklarojnë se “autoritetet janë shprehur përnjë numër jo domethënës dhe se ato i ishin kthyer shtypshkronjës, megjithatë ka të dhëna të pamjaftueshme për kthimin e këtyre certifikatave, ruajtjen e tyre të sigurtë apo për shkatërrimin e tyre.

Edhe për urdhrin e ministrit të Brendshëm për regjistrimin e certifikatave duke filluar nga 1 nëntori, vëzhguesit kanë konstatuar se në disa vende regjistrimi i tyre në libdrin e indeksit ka nisur një muaj më pas. //kk//

XS
SM
MD
LG