Lidhje

Itali: Amato propozon kontroll më të rreptë mbi financimin e xhamive


Ministri i Brendshëm italian po propozon një kontroll më të rreptë të parave që vijnë në vend për të financuar ndërtimin e xhamive.

Guiliano Amato tha sot se po merr në shqyrtim propozime të ngjashme me ato që po ndërmerren në Francë për një fondacion për të monitoruar donacionet nga jashtë për organizatat islamike.

Ai tha se kërkon informacion rreth individëve, grupeve dhe vendeve që po financojnë ndërtimin dhe veprimtarinë e xhamive në Itali.

Amato bëri gjithashtu thirrje për vëzhgime nga ana e shtetit të njerëzve që punësohen nga shkollat myslimane për tu siguruar që janë të kualifikuar siç duhet për të dhënë mësim.

Arabia Saudite tradicionalisht ka qënë burimi kryesor i financimeve për xhamitë në Evropën perendimore. //ii

XS
SM
MD
LG