Lidhje

Kryeministri irakian Maliki njofton një plan të ri sigurimi për Bagdatin


Kryeministri irakian Nuri al-Maliki njoftoi një plan të ri sigurimi për Bagdatin që synon të vëjë nën kontroll kryengritjen dhe dhunën sektare që kanë mbërthyer kryeqytetin.

Në një fjalim sot me rastin e përvjetorit të ushtrisë irakiane, zoti Maliki tha se forcat irakiane do të fillojnë shtypjen e militantëve në Bagdat, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike apo sektare. Ai tha se forcat e armatosura të Irakut nuk do të lejojnë askënd të veprojë në emër të qeverisë sovrane të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Kryeministri irakiane tha se forcat ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara do të vënë në zbatim planin e ri të sigurimit.

Dje, zoti Maliki foli nëpërmjet një vidiokonference me presidentin George Bush. Presidenti pritet të njoftoi një strategji të re për konfliktin në Irak gjatë ditëve të ardhshme.

Maliki kërcënoi të rishikojë marrëdhëniet me çdo vend që kritikon qeverinë e tij për ekzekutimin Sadam Husein

Kryeministri irakian Nouri al-Maliki kërcënoi të rishikojë marrëdhëniet me çdo vend që kritikon qeverinë e tij për ekzekutimin e diktatorit të përmbysur, Sadam Husein.

Sot në Bagdat, zoti Maliki tha se Saddamit iu dha një gjykim i drejtë dhe se vdekja e tij me varje nuk ishte një vendim politik. Ai tha se ekzekutimi është një çështje e politikës së brendshme dhe kundërshtoi kritikat nga disa qeveri dhe grupe të të drejtave të njeriut lidhur me mënyrën e kryerjes së dënimit.

Kritika më e ashpër erdhi dje nga kryeministri egjyptian Hosni Mubarak. Ai kritikoi kohën e ekzekutimit të Sadamit duke thënë se forografitë e Sadamit të varur, që u panë në mbarë botën, e kanë bërë atë martir.

Një video e paautorizuar e filmuar gjatë ekzekutimit tregon disa irakianë dhe ekzekutues me maska në kokë tek tallen me Sadami para se ai të varet. Videoja tregon edhe vetë trupin e varrur të Sadamit.

Videoja zyrtare, që tregon zotin Maliki duke nënshkruar urdhërin e ekzekutimit, nuk kishte zë ndalonte para ekzekutimit. //ze//

XS
SM
MD
LG