Lidhje

Problemet kompjuterike në doganat greke ngadalësojnë kthimin e emigrantëve shqiptarë


Rikthimi i emigrantëve shqiptarë drejt Greqisë po gjen vështirësi në anën greke të pikave të kalimit kufitar. Në pikën e Kapshticës u bllokua sot paradite për disa orë puna për shkak të një problemi në sistemin kompjuterik të doganës greke.

Bllokimi i punës ka sjellë radhë të gjata të emigrantëve dhe të automjeteve që synonin të udhëtonin drejt Greqisë. Radhë të gjata po vazhdojnë prej disa ditësh edhe në Pikën e Kakavijës ku janë shfaqur gjatë ditëve të këtij viti probleme me sistemet kompjuterike të verifikimit të vizave në anën greke të kufirit.

Policia greke tha se po punon për ndërtimin e një sistemi "On Line" të kontrollit të dokumenteve dhe duket se këto punime po sjellin edhe çrregullime në sistemet kompjuteriketë doganës. Emigrantët mbërritën në atdhe ditët e fundvitit për të kaluar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Sipas një Qarkoreje të Miistrisë Greke të Rendit emigrantët shqiptarë do të kenë mundësi të lëvizin në kufi deri më 31 janar të këtij viti me lejeqëndrimet, të cilave u ka përfunduar afati. //rd//

XS
SM
MD
LG