Lidhje

Presidenti Bush përsërit angazhimin për të bashkëpunuar me demokratët


Presidenti Bush përsëriti angazhimin për të bashkëpunuar me Kongresin e kontrolluar nga demokratët lidhur me paketat për shpenzimet dhe arsimin.

Presidenti Bush tha sot në fjalimin e tij të përjavshëm në radio se disa demokratë janë në një mendje me të se balancimi i buxhetit është një përparësi kryesore. Ai i bëri gjithashtu thirrje Kongresit që të miratojë shtyrjen e afatit të një nisme të tij për ecurinë e përparimit të fëmijëve në shkollë. Demokratët thonë se kongresi që deri tani kontrollohej nga republikanët nuk ka autorizuar shumën e nevojshme për të financuar plotësisht këtë ligj.

Ndërkohë, në përgjigjen e demokratëve, udhëheqësi i shumicës në senat Heri Riid u shpreh kundër rritjes së numrit të trupave në Irak që Presidenti Bush pritet ta shpallë javën e ardhshme. Senatori Riid tha se çdo lloj rritje do të ishte shumë e gabuar. Ai bëri thirrje për një ridislokim me faza të trupave nga Iraku gjatë dy deri gjashtë muajve të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG