Lidhje

Presidenti Bush në mbrojtje të strategjisë së re për Irakun


Presidenti Bush dhe anëtarë të rëndësishëm të administratës së tij po i dalin në mbrojte strategjisë së re të njoftuar nga Presidenti për Irakun gjatë një serie komentesh në publik.

Duke dëshmuar sot para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice tha se shtimi i pranisë ushtarake që zoti Bush njoftoi dje do të shoqërohet me një rritje të përpjekjeve diplomatike. Ajo tha se irakianët duhet të marrin përgjegjësi për sigurinë e vendit të tyre dhe i bëri thirrje Sirisë dhe Iranit të ndalin destabilizimin e rajonit.

Në një fjalim të transmetuar në mbarë vendin, zoti Bush njoftoi planet për dërgimin e më shumë se 20 mijë trupave amerikane në Irak për të ndihmuar në frenimin e dhunës. Por ai paralajmëroi se angazhimi amerikan në Irak nuk është i përhershëm. Senatori demokrat dhe kryetari i komisionit të senatit për marëdhëniet me jashtë Joseph Biden e cilësoi strategjinë e zotit Bush jo si zgjidhje për situatën në Irak por si një gabim tragjik. Përkrahja e publikut për luftën ka rënë dhe udhëheqësit demokratë të kongresit e kanë kritikuar ashpër planin e zotit Bush për dislokimin e trupave shtesë në Irak.

Edhe disa anëtarë të Partisë Republikanë të vetë presidentit kanë lënë të kuptohet se janë kundër strategjisë së administratës. Gjatë seancave të sotme, senatori republikan Chuck Hagel tha se është kundër planit të Presidentit Bush duke e quajtur gabimin më të rëndë në politikën e jashtme që pas Vietnamit.//rd//

XS
SM
MD
LG