Lidhje

Festohen Krishtlindjet Ortodokse sipas kalendarit të vjetër


Miliona të krishterë ortodoksë që nga Rusia, Ballkani deri në Etiopi po festojnë Krishlindjet sipas kalendarit të vjetër që shënon sot lindjen e Jezu Krishtit.

Në Moskë, presidenti Vladimir Putin nxori një deklaratë ku uronte besimtarët. Ai i quajti Krishlindjet një kohë për bamirësi, mëshirë dhe respekt për të gjithë ata që janë në nevojë për ndihmë dhe kujdes.

Në mesazhin e tij në prag të Krishlindjeve dje, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Partriarku Aleksi shprehu kënaqësi për shtimin e numrit të besimtarëve që nga rënia e komunizmit. Ai shprehu keqardhje për dhunën dhe mizoritë në botë.

Partriarku serb Pavle në mesazhin e tij të Krishlindjeve u bëri thirrje serbëve të mos pranojnë ndarjet e brendëshme dhe i bëri thirrje pakicave serbe në Kosovë të qëndrojnë të palëkundur përballë tensioneve.

Në Betlehem, vendi biblik i lindjes së Krishtit, disa mijëra besimtarë qëndruan në motin me shi për të parë paradën tradicionale të Krishlindjeve. Patriarku ortodoks Grek i Jeruzalemit, Theofilos i Treti, mbajti një meshë në Kishën e Lindjes së Krishtit. //kk//

XS
SM
MD
LG