Lidhje

Kryepeshkopi i ri i Varshavës jep dorëheqjen


Kryepeshkopi i ri i Varshavës dha sot dorëheqjen në një skandal lidhur me bashkëpunimin e tij me sigurimin gjatë periudhës komuniste.

Stanislaw Vilgus dha dorëheqjen 30 minuta para se të vendosej në mënyrë ceremoniale në post gjatë një meshe të veçantë në kryeqytetin polak.

Një zëdhënës i Vatikanit tha se puna e zotit Vilgus gjatë regjimit komunist, e ul shumë autoritetin e tij. Ai i tha agjencisë Associated Press se Vilgus mori vendimin e duhur.

Vilgus publikoi një deklaratë dje ku pranonte se kishte qënë spiun gjatë periudhës komuniste, pasi më parë e kishte mohur një gjë të tillë. Ai thotë se është penduar për veprimet e tij të cilat sipas tij kanë dëmtuar kishën dhe shtoi se fati i tij si kryepeshkop ishte në duart e Papës.

Vatikani tha se Papa Benedikti e pranoi dorëheqjen dhe i ka kërkuar kardinalit Josef Glemp që po del në pension të qëndrojë si kryepeshkop derisa të gjendet një pasues i denjë. //kk//

XS
SM
MD
LG