Lidhje

Kamenei: Irani nuk do të heqë dorë nga teknologjia bërthamore


Udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Kamenei, thotë se Irani nuk do të heqë dorë nga e drejta për të patur teknologji bërthamore.

Ajatollahu i bëri komentet sot në qytetin e shenjtë Kum. Ai tha se Irani nuk do ta braktisë të drejtën e tij dhe zyrtarët iranianë nuk janë të autorizuar të heqin dorë nga e drejta e vendit. Ajatollah Khamenei është personi që thotë fjalën e fundit për të gjitha çështjet e vendit.

Në muajin dhjetor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri një rezolutë për t’i vënë sanksione Iranit për shkak të aktivitetit të tij bërthamor. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë thonë se Irani po zhvillon teknologji bërthamore për armë, akuzë që Teherani e mohon.//lk

XS
SM
MD
LG