Lidhje

NATO nuk pritet ta pakësojë numrin e trupave në Kosovë


Aleanca e NATO-s nuk përitet të pakësojë numrin e trupave në Kosovë të paktën deri në vitin 2008.

Komandandi i KFOR-it, gjenerali Roland Kather tha të hënën gjatë një konference shtypi në Prishtinë, se aleanca do të ruajë mandatin, strukturën dhe numrin e tanishëm të trupave gjatë vitit 2007, kur pritet përcaktimi i statusit përfundimtar.

Në Kosovë ndodhen rreth 16 mijë e 500 trupa të Natos nga 36 vende. Brenda disa javësh, i dërguari i OKB-së Marti Ahtisari, që ndërmjetësoi bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit gjatë vitit 2006, pritet të paraqesë propozimin e tij për statusin përfunditar të Kosovës, pas përfundimit të zgjedhjeve të 21 janarit në Serbi. Gjenerali Kather tha se nuk ka shenja për ndonjë shtyrje të mëtejshme të propozimit.//lk

XS
SM
MD
LG