Lidhje

Gjoba të rënda për disa firma farmaceutike; Zbulohen qeliza embrionale në lëngun amniotik


Gjoba të rënda për disa firmat farmaceutike

Njerëzit në mbarë botën shpenzojnë miliarda dollarë në vit duke blerë tableta për të rënë nga pesha. Qeveria amerikane thotë se disa prej këtyre tabletave, përfshi Xenadrine, EFX, CortiSlim, TrimSpa dhe One-a-Day WeightSmart, nuk japin rezultate për të cilat prodhuesit u bëjnë reklamë. Deborah Platt Majoras është zyrtare e komisionit amerikan të tregtisë. Ajo thotë se pretendimet se këto ilaçe ndihmojnë për humbje peshe janë të rreme. “E vetmja gjë që njeriu humb me këto, janë paratë”. Komisioni federal i tregtisë thotë se pretendimet e prodhuesve të këtyre tabletave nuk kanë baza shkencore dhe reklamat bëhen duke paraqitur persona të njohur, sportistë apo aktore, për të treguar se rënia nga pesha është gjë e lehtë dhe tabletat të efektëshme. Këto firma prodhuese tani duhet të paguajnë gjoba të rënda. Ato gjithashtu kanë rënë dakord të tërheqin reklamat nga qarkullimi, megjithëse firma Bayer, e cila prodhon WeightSmart dhe TrimSpa, këmbëngul se kërkimet shkencore kanë treguar se pretendimet e tyre janë të drejta. Këto prodhime tregtohen edhe jashtë Shteve të Bashkuara. Por ekserti Louis Aronne shpreson se konsumatorët kudo që janë do t’a kuptojnë se këto tableta nuk sjellin ndonjë rezultat dhe njerëzit duhet të tregohen më skeptikë rreth prodhimeve të tilla.

Zbulohen qeliza embrionale në lëngun amniotik

Sipas një studimi të ri mbi qelizat embrionale, lëngu amniotik që rrethon fetusin tek gratë shtazane mund të shndrohet në qeliza të veçanta, pjesë përbërëse të qelizave njerëzore të dhjamit, kockës, muskujve, gjakut, fijeve nervore dhe mëlçisë. Shkencëtarët janë në kërkim të vazhdueshëm të rrugëve për furnizim me qeliza embrionale për trajtimin e shumë sëmundjeve. Ky zbulim i ri po tërheq vemendje të madhe sepse lëngu amniotik është i gatshëm dhe nuk prek qelizat embrionale të njeriut. Presidenti Bush i ka ndërprerë thuajse të gjitha fondet federale për kërkime në fushën e qelizave embrionale në Shtetet e Bashkuara, duke arsyetuar se kërkime të tilla shkatrrojnë embrionet njerëzore. Shkencëtarë pranë universiteteve Harvard dhe Wake Forest punuan prej vitesh për veçimin e qelizave embrionale nga lëngu amniotik. Doktor Anthoni Atala pranë univeristetit Wake Forest thotë se qelizat embrionale të nxjerra nga lëngu amniotik kanë aftësi të rriten shpejtë dhe mund të shndrohen në qeliza të ndryshe. Në laborator, këto qeliza, dyfishohehn çdo 36 orë dhe ndryshe nga qelizat embrionale, ato nuk janë të prirura për t’u rritur jashtë kontrollot dhe të krijojnë tumore kur vendosen në organizmin e minjëve. Megjithatë, shkencëtarët thonë se kërkimet janë në fazat e para, dhe provat qoftë edhe paraprake tek njerëzit, janë ende shumë larg.

XS
SM
MD
LG