Lidhje

Një anije amerikane po ndihmon në kërkimet për avionin indonezian


Një anije a marinës amerikane, e aftë për të identifikuar objektet metalike në fundin e oqeanit, po përgatitet të ndihmojë zyrtarët indonezianë për kërkimin e një avioni pasagjerësh me mbi 100 vetë në brod, i cili u zhduk javën e kaluar, mbi ujërat e Indonezisë.

Anija Mary Sears pritet t’i fillojë kërkimet në fundit e oqeanit, sot, me të mbërritur në vend. Dje, anijet indoneziane dalluan objekte metalike në tre pika të ndryshme të Oqeanit, përtej brigjeve të provincës së Sulawesit Perëndimor, por nuk mundën t’i identifikojnë objektet.

Një ekip tjetër ekspertësh amerikanë kishin filluar më parë të ndihmonin në kërkimet. Ekipet indoneziane të shpëtimit po kërkojnë gjithashtu në xhunglën e ishullit Sulawesi. Avioni Adam Air i tipit Boing 737 u zhduk nga ekranët e radarëve më 1 janar, gjatë fluturimit nga Surabaya e ishullin Xhava, për në Manado të Sulawesit.//lk

XS
SM
MD
LG