Lidhje

Demokratët në Kongres hedhin poshtë strategjinë e re të presidentit


Udhëheqësit e shumicës demokrate në Kongres hodhën poshtë planin e presidentit Bush për shtimin e forcave amerikane në Irak, duke thënë se ka ardhur koha që trupat amerikane të fillojnë të kthehen në atdhe.

Senatori demokrat, Dik Durbin foli në emër të partisë së tij mbrëmë vonë në televizion, duke reaguar ndaj fjalimit të presidentit mbi një strategji të re për Irakun.

Senatori Durbin tha se 20 mijë trupa të tjera për Irakun janë shumë pak për t’i dhënë fund luftës civile dhe shumë jetë që vihen në rrezik përveç 3 mijë amerikanëve, që kanë humbur jetën tashmë në Irak.

Ai tha se në vitin e katërt të luftës është koha që irakianët të mbrojnë vendin e tyre dhe të shpërndajnë milicitë dhe skuadrat e vdekjes.

Po dje më parë, udhëheqësi i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësusve, Xhan Boener, tha se plani i presidentit është, siç u shpreh ai, ‘shansi jonë më i mirë për të fituar në Irak dhe ajo që populli amerikan kërkon dhe pret’.

Por disa senatorë nga partia e presidentit Bush u shprehën kundër shtimit të trupave në Irak. Senatori republikan Norm Kolmën, tha dje se plani i presidentit do të vinte më shumë ushtarë amerikanë në rrezikun e dhunës sektare. //ze//

XS
SM
MD
LG