Lidhje

Nesër, seancë staturore në Hagë për Ramush Haradinajn


Michael O'Reilly, bashkërendues i grupit për Mbrojtjen Ligjore të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, njoftoi sot se seanca statutore për rastin e Ramush Haradinajt dhe të tjerëve, do të mbahet nesër pasdite në gjykatën e Hagës.

Kjo do të jetë seanca e fundit e këtij lloji para se të fillojë procesi gjyqësor. Zoti Haradinaj do të përfaqësohet në seancë nga avokatët e tij. Pritet që seanca të shqyrtojë çështje të tilla si data e fillimit të procesit të gjykimit dhe forma përfundimtare e aktakuzës. Grupi i mbrojtjes pret që procesi gjyqësor të fillojë nga mesi i muajit shkurt.

Megjithatë avokatët mbrojtës thonë se ka mundësi të ketë ndonjë vonesë të shkurtër. Zoti Haradinaj do të kthehet në Hagë, afërsisht një javë para fillimit të gjykimit.

XS
SM
MD
LG