Lidhje

Bashkimi Evropian kërkon bisedime të reja me Moskën për naftën


Bashkimi Evropian po bën thirrje për bisedime të reja me Rusinë për energjinë tani që Moska rifilloi dërgimin e naftës në Evropën Perendimore pas një marrëveshjeje që zgjidhi mospajtimet mes Rusisë dhe Bjellorusisë.

Duke folur në Berlin, ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian tha sot se kërkon bisedime të reja me Moskën për të përcaktuar një politikë të qëndrueshme dhe efikase të energjisë.

Të hënën, Rusia pezulloi dërgimin e naftës me tubacionet që kalojnë përmes Bjellorusisë pasi ky vend përvetësoi 79 mijë ton naftë të papërpunuar që duhet të dërgoheshin në Evropë. Bjellorusia e bëri këtë pasi Moska refuzoi të paguajë një këst të ri për eksportin e naftës përmes këtij vendi.

Ndërkohë kryeministri bjellorus Sergei Sidorsky mbërriti sot në Moskë për bisedime që synojnë arritjen e një marrëveshjeje të hollësishme për çështjen e naftës. //rd//

XS
SM
MD
LG