Lidhje

Popullsia e Kinës do të kapë shifrën 1, 5 miliardë deri në 2033


Sipas një raporti të ri të qeverisë kineze, popullsia e Kinës do të kapë shifrën e 1,5 miliardë banorëve në vitin 2033, duke paraqitur rrezik serioz për qëndrueshmërinë sociale në vend.

Në raport thuhet se popullsia e Kinës pritet të rritet me 200 milionë banorë gjatë 30 vjetëve të ardhshëm. Në raport thuhet se pas 10 vjetësh, fuqia punëtore e Kinës do ta kalojë shifrën e 1 miliardëve duke krijuar një sforcim për burimet e kufizuara të vendit.

Në raport thuhet gjithashtu se Kina do të ketë probleme që lidhen me plakjen e popullsisë. Numri i popullsisë mbi 60 vjeç pritet të rritet nga 143 milionë që është tani, në 430 milionë në vitin 2040.

Raporti i ri thekson kontrastin mes numrit të meshkujve dhe të femrave. Deri në vitin 2020, numri i burrave të moshës madhore për martesë do të jetë 30 milionë më i madh se sa ai i grave të kësaj moshe. //kk//

XS
SM
MD
LG